LAJME

Selmanaj: Vjosa Osmani është vetëm moderatore e seancave

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se kryeparlamentarja sot bëri sjellje autoritare.

Kështu tha Selmanaj në Pressing.

“Nuk e di, ndoshta më mirë mund të flet zonja Osmani. Unë po e pasqyroja qëndrimin e Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, por meqë zonja Osmani në momentin që nuk më la ta përfundoj fjalimin tim për mendimin e Komisionit, ai nuk është qëndrim i imi, është qëndrim i deputetëve anëtarë të Komisionit.  Ajo në fakt e lexoi një përfundim të Komisionit që nuk ishte i joni, ishte një draft, nuk ka qenë drafti i Komisionit.  Ai draft që ajo e lexoi, nuk ka qenë vendimi i Komisionit, ka qenë tjetër document. Praktika e tillë, për të pengu deputetët të shprehën lirshëm në Kuvend nuk është praktikë e mirë për demokracinë. Zonja Osmani e ka mandatin si deputete vetëm të moderojë mbarëvajtjen e seancave, nuk i di arsyet tjera, mund të ketë paragjykime të natyrave tjera, por unë nuk do të dëshiroja një kryetar Kuvendi që me qasje autoritare t’i kundërshtojë deputetët. Unë nuk kam përdorë fjalë fyese”, tha ai./PERISKOPI/

LEAVE A RESPONSE