LAJME

U aksi dentua javë më parë, ndërron jetë i riu shqiptar

Flavio Mankollari, student ekselent i Gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, ka ndërruar jetë pas 15 ditësh në spital. Ai mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor në rrugën e Patokut, kur një mjet i drejtuar nga një shtetas tjetër tej normave, i përplasi.

Për dy javë 16 vjeçari qëndroi i shtruar në QSUT, ku shokët dhe të afërmit dhuruan gjak për ta mbajtur në jetë, mirëpo këtë të martë mësohet se Flavio Mankollari ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Shokët e gjimnazit nuk do ta kenë më mes tyre. Ata shkonin pothuajse përditë në spital dhe ishin mobilizuar për Flavion, mirëpo sot banka e tij është mbushur me lule të bardha sepse i riu nuk ia doli dot.