LAJME
Thaçi kujton heronjtë e betejës së Maznikut
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn.
Thaçi në një postim në Facebook shkruan se heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovë.
“Sot kujtojmë heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn. Heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës. I përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3668334336570232
You must be logged in to post a comment Login