Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin si dhe me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj.
Këtë e ka bërë të ditur, Lajçak përmes një shkrimi në Twitter.
Ai ka thënë se me tre politikanët kosovarë ka biseduar rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë.
“Po vazhdoj afrimin tim me rajonin. Kam folur me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn sot. Patëm biseda konstruktive rreth përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe sitautës në Kosovë. Ai ka thënë se mezi pret të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”.


