LAJME

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë nxënësi Hetem Imeri nga fshati Luboten i Shkupit

Ka ndërruar jetë një i ri, rreth 15-vjeç, Hetem Imeri nga fshati Luboten i Shkupit. Lajmin e pikëllueshëm e ka bërë kolektivi i shkollës së fshatit:

Të nderuar,
Me keqardhje ju informojmë se sot e morëm një lajm shumë të hidhur që na pikëlloi të gjithëve.
Sot ka ndërruar jetë Hetem Imeri, nxënës i klasës nëntë i shkollës tonë.
Shprehim ngushëllime të thella dhe të sinqerta familjes Imeri.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.

Me pikëllim, kolektivi i shkollës Liman Kaba.