Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po përballen me kritika të forta dhe shqetësime të theksuara për koordinimin e tij të ngushtë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ky koordinim, sipas kritikëve, ka të bëjë me rivalitetin politik në Kosovë dhe nxit shqetësime për stabilitetin në Ballkan. Në fundjavën e kaluar, një raport i fundit është shpërndarë në disa media ku përmendet se Aleksandër Vuçiq, Presidenti i Serbisë, konsiderohet nga disa burime si njeriu që dëshiron tensione dhe instabilitet në Ballkan. Ky raport gjithashtu ka ngritur akuza të rënda për rolin e tij të dyshuar në organizimin e një grupi të mundshëm të përbërë nga figura të dyshuara të përfshira në aktivitete të paligjshme, duke përfshirë edhe Milan Rajdoicicin.
Në këtë kontekst, bashkëpunimi i Kryeministrit Rama me Presidentin Vuçiq ka shtuar shqetësime se ajo po shpie në një rreth vicioz të rivalitetit politik. Shumë kritikë besojnë se ky bashkëpunim është vetëm për të kundërshtuar Albin Kurtin, kryeministrin aktual të Kosovës. Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditëve të fundit ka shprehur qartë se refuzon takimin me Presidentin Vuçiq i cili konsiderohet si nxitësi më i madh i një luftë të re në Ballkan.
Në shumë raste, ka pasur kritika dhe vërejtje ndaj qëndrimeve të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe kryetarin e saj, Aleksandër Vuçiç. Disa shikojnë se Rama ka bërë përpjekje të dukshme për të përmirësuar raportet me Serbinë në mënyrë të palëshme, me qëllim të përforcimit të pozitës së tij në arenën ndërkombëtare.
Këto përpjekje janë shpesh parë si një formë e përforcimit të pozitës së Vuçiçit dhe shtetit serb në arenën rajonale, ndërkohë që shumë besojnë se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe problematikave të tjera të ballkanit. Kritikët argumentojnë se kjo politikë e Ramës mund të ketë pasoja të këqija për shqiptarët dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe se duhet të jemi të kujdesshëm në marrëdhëniet tona me Serbinë për të mbrojtur interesat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Lind pyetja e madhe se a është Edi Rama shqiptar dhe pse ai po bën rolin e avokatit të Serbisë ? Apo vallë, Edi Ramës dikush ia mësoi shqipen.

