Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Brazil, nga rrufeja ka ndërruar jetë futbollisti i ri Kai Enrique, i cili ishte vetëm 21 vjeç.
Gjashtë futbollistë të tjerë janë lënduar dhe aktualisht ndodhen në spital.
Ndeshja u luajt të dielën, në kushte të vështira atmosferike për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Ndeshja ishte pjesë e një lige rajonale amatore.