LAJME

Kush është 19-vjeçari shqiptar që ekzekutoi mafiozin më të madh në Irak

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”.

Hoxha dhe se ekzekutori është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare i rritur në Suedi, i identifikuar si Xhuliano Prenga, me origjinë nga Gjegjani i Pukës.

Gazetari zbuloi se 19-vjeçari shkoi me avion në Bagdad më datë 7 janar dhe më datë 8 ekzekutoi me breshëri plumbash “Benzeman”, brenda makinës së tij, ku ai lëvizte i shoqëruar me eskort.

Pas ngjarjes i riu shqiptar mundi të largohej me motorin që lëvizte, por u kap rastësisht nga një patrull e policisë. Ai u arrestua dhe rrezikon dënimin me vdekje.

Ndërkohë që Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e kokainës.

“Jemi shpërndarë kaq shumë sa duket çudi e madhe se si një komb kaq i vogël të ketë një shpërndarje gjeografike kaq të madhe, Ngjarja e fundit është një skenar hollivudian, mua m’u duk e jashtëzakonshme. E para si mund ta realizoj një 19-vjeçar, të niset nga një qyteti i vogël në veri të Stockholmit, të shkojë ditën e diel më datë 7 në Bagdat dhe të hënën më datë 8 të eliminoj një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, i cili lëviz dhe me eskortë. Ai shkon e godet me 14 predha një një hapësirë diku tek 10 cm me 10, si tabelë. Mustafa Aljiburi është një nga tre drejtuesit e organizatës të njohur si “Dhelprat e Kurdistanit”. Personi që u vra është me shtetësi suedeze dhe për t’I shpëtuar ekstradimit mori kombësi turke, më pas kombësi irakiene, ndërkohë që ka patur dhe kombësinë iraniane. Organizata që drejton ka 6 mijë anëtarë, një organizatë shumë e dhunshme. Përveç narkotrafikut dhe klandestinëve që bëjnë në Lindjen e Mesme ata morën trafikun e kokainës në Skandinavi. Goditën të gjitha grupet e tjera dhe morën në dorë shpërndarjen me pakicë, se me atë me shumicë e kanë dhe organizatat e tjera përfshirë dhe shqiptarët”, tha gazetari.

Hoxha theksoi se Xhuliano Prenga rrezikon të vritet në burgun e Bagdadit dhe nuk po i jepet një proces i drejtë gjyqësor për shkak se ai ka pasaportë suedeze dhe ambasada e këtij shteti në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin.

“Ka një problem tani, ai ka vetëm pasaportën sudeze dhe ambasada suedeze në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin. Së dyti Iraku ka dënimin me vdekje dhe ai rrezikon seriozisht dënimin me vdekje sepse nuk ka asnjë ndihmë ligjore. Ai nuk ka as pasaportën shqiptare pasi deri në moshën 8-vjeç ka jetuar në Shqipëri dhe ai nuk e ka marrë pasaportën. Gjëja që kërkojnë familjarët e tij minimalisht tani është që atij t’i jepet një gjykim i drejtë, pasi frika është që ta elimnojnë dhe në burg”, tha Hoxha.