LAJME

Vri*tet një person në mes të Shkupit (FOTO)

Një person ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në një pritë në parkingun te qendra tregtare “Mavrovka”.

Në lidhje me këtë rast priten informacione zyrtare nga MPB.

Këto janë të shtënat e dyta në 24 orët e fundit. Një incident ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 20:50 në lagjen Çento ku nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë ndaj një automjeti tjetër. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person, konfirmon MPB.

Sipas dëshmitarëve, viktima tashmë ishte qëlluar nga një person i cili më parë kishte hapur bagazhin e tij dhe kishte marrë një kuti nga vetura. Nuk dihet se çfarë përmban kutija, por ajo që dihet është se vetura e të ndjerit është me targa të Shkupit (7977 AK) dhe është e një kompanie private. Ndërsa makina e personit që dyshohet se është vrasësi është me targa belge.

Jozyrtarisht, i ndjeri është avokat!