LAJME

Burri lidh shtëpinë në Florida që mos t’i’a marrë uragani

Banorët e Floridas po përgatiten për uraganin Milton duke mbuluar dritaret me thasë me rërë dhe duke grumbulluar furnizime të nevojshme. Megjithatë, qasja unike e një individi për përgatitjet për uraganin e stadit 5 ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë virale.

Qytetari floridian Mohammed Nijem nga Tampa ka përdorur disa shirta të trashë për të siguruar shtëpinë nga uragani, një metodë kjo e pazakontë për ta shpëtuar nga stuhia që po afron.

Historia u bë virale, teksa disa që e lëvduan për kreativitetin e tij e të tjerë me humor vunë në dyshim efektivitetin e saj.

Ky gjest nxiti një diskutim të gjerë në internet, teksa komentuesit debatuan me humor nëse strategjia e tij do të funksionojë.