SHEJH IBËN UTHEJMINI (ALLAHU E MËSHIROFTË!): PROFETI SAL-LALLAHU ALEJHI UE SEL-LEM NË LIDHJE ME PERSONIN QË HA QEP OSE HUDHËR KA THËNË: “MOS T’U AFROHEN XHAMIVE TONA.” MUSLIMI
MADJE NË KOHËN E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT SAL-LALLAHU ALEJHI UE SEL-LEM NËSE GJENIN DIKË QË KISHTE NGRËNË QEP APO HUDHËR E NXIRRNIN ATË PREJ XHAMISË DHE E LARGONIN DERI NË “EL-BEKIA” NË MËNYRË QË NJERËZIT MOS TË DËMTOHESHIN NGA ERA E TIJ.
(PYETJE) NËSE SAHABËT E NXIRRNIN NGA XHAMIA PERSONIN QË HANTE HUDHËR OSE QEP, PSE S’E LININ ATË T’U FALTE EDHE NËSE U NGARKONTE ME GJYNAH? KJO DO ISHTE MË E LEHTË SESA GJYNAHU I LËNIES SË NAMAZIT ME XHEMAT?
PËRGJIGJE: NËSE NJERIU NUK PREZANTON NË XHAMI PËR NAMAZIN ME XHEMAT PËR SHKAK TË NGRËNIES SË QEPËS OSE HUDHRËS,[1] AI NUK NGARKOHET ME GJYNAH. PËRVEÇSE NËSE AI I KA NGRËNË ATO ME QËLLIM PËR TË MOS U FALUR ME XHEMAT NË XHAMI.
CDO NJERI QË KUNDËRMON ERË TË KEQE NGA E CILA DËMTOHEN (NDJEHEN KEQ) NJERËZIT, A DUHET TA NXJERRIM NGA XHAMI?
PO, ÇDO NJERI QË KUNDËRMON ERË TË KEQE NGA E CILA DËMTOHEN NJERËZIT E DETYROJMË QË TË DAL NGA XHAMIA.
A KA TË BËJ ÇËSHTJA ME NGRËNIEN E QEPËS APO HUDHRËS APO KA TË BËJË ME ERËN E KEQE?
CËSHTJA KA TË BËJE ME ERËN E KEQE (PËR SHKAK TË TYRE). PRANDAJ NËSE PERSONI E LARGON ERËN E KEQE, ATËHERË NUK KA PROBLEM (MUND TË FALET NË XHAMI ME XHEMAT).
SHERH SAHIHU EL-BUHARI VËLL. 1