Një tërmet me magnitudë 4 dhe me thellësi 5 km lëkundi qytetin Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.
Epiqendra mësohet se ka qenë fshati Çifçi në Fier. Tërmeti ra në orën 19.32.
Banorët kanë dalë në rrugë të tronditur. Ishte një lëkundje e fortë, informon gazetarja e Report Tv në Fier.
Për momentin nuk raportohet për dëme materiale e as per te lenduar. Epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.