Salajdin Asani është viktima e sulmit me armë në Haraçinë
Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë të Shkupit, humb jetën një 50-vjeçar, në gjendje të rëndë një person i moshës 19-vjeçare
Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” sonte janë pranuar dy personat e plagosur në incidentin e ndodhur në Haraçinë të Shkupit.
Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa personi i dytë është pranuar menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv, është bërë diagnoza dhe do të bëhet intervenim kirurgjik, thanë për MIA-n nga Qendra Emergjente.
Ata bëjnë të ditur se pacienti i vdekur është 50 vjeç, ndërsa tjetri 19 vjeç.
“Për shkak të seriozitetit të gjendjes së pacientit 50-vjeçar, menjëherë është kryer reanimacioni, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e ekipeve mjekësore kujdestare, ky pacient ka ndërruar jetë”, theksojnë nga Qendra Emergjente.