LAJME

Boksieri shqiptar gjunjëzon serbin dhe feston me flamurin kuqezi (VIDEO)

Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, arriti një fitore të rëndësishme duke mposhtur rivalin serb, Milosav Savic, në një ndeshje që u zhvillua në Chemnitz, Gjermani.

Pas gjashtë raundeve, Xhoxhaj doli sfitues, duke dominuar tërë ndeshjen dhe duke siguruar suksesin e radhës në karrierën e tij profesionale.

Pas triumfit, ai festoi me flamurin kuqezi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij. Ky sukses shënon një tjetër hap përpara për boksin shqiptar në arenën ndërkombëtare. KETU SHIKO VIDEO-n: