LAJME

Burra – hani speca djegës për seks më të mirë, ja arsyeja

Disa ushqime luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës se^ksuale te meshkujt, duke ndikuar pozitivisht në nivelet hormonale dhe qëndrueshmërinë fizike. Konsumimi i përbërësve të caktuar ushqimorë ndihmon në rregullimin e testosteronit dhe përmirësimin e performancës se^ksuale.

Një nga këto ushqime është speci djegës. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Physiology & Behavior”, meshkujt që konsumojnë ushqime pikante kanë tendencë të kenë nivele më të larta të testosteronit sesa ata që shmangin shijet e forta.

Përveç specit, edhe peshku është një zgjedhje shumë e mirë. Ai përmban acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë pozitivisht në funksionet hormonale, duke ndihmuar kështu në rritjen e dëshirës dhe qëndrueshmërisë se^ksuale.

Frutat si manaferra, qershia, molla, rrushi dhe shalqiri janë të pasura me antioksidantë dhe përbërës natyralë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe stimulojnë sistemin riprodhues mashkullor në mënyrë natyrale.

Perimet si brokoli, spinaqi, speci dhe panxhari janë të njohura për përmbajtjen e lartë të vitaminave dhe mineraleve që mbështesin prodhimin e testosteronit dhe energjinë e përgjithshme trupore.

Një tjetër grup ushqimesh të dobishme janë arrat dhe çokollata e zezë. Të pasura me magnez, zink dhe substanca që rrisin endorfinat, ato ndikojnë në përmirësimin e humorit, energjisë dhe dëshirës se^ksuale.