Arrestohen dy persona në Shkup pasi tentuan të mashtrojnë sistemin “Safe City” – ja çfarë bënë
Më 13 dhe 14 shkurt 2026, në periudhën nga ora 19:00 deri në 03:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë realizuar aktivitete të përforcuara në zonën e Qendrës dhe Bit Pazarit me qëllim ruajtjen e sigurisë në qendër të qytetit.
Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 24 persona, 17 prej të cilëve u janë nënshtruar kontrolleve fizike, ndërsa janë kontrolluar edhe katër automjete. Gjatë kontrolleve u konstatuan shtatë shkelje të rregullave të komunikacionit dhe u sekuestruan dy automjete bazuar në nenet 378 dhe 380 të Kodit Penal.
Në këtë aksion u arrestuan dy shoferë, S.S. dhe M.A., të cilët drejtonin automjete të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, nën dyshimin për falsifikim dhe përdorim të targave të rreme, ndërsa u regjistrua edhe një shkelje e Ligjit për Armët. Gjithashtu, policia veproi në mënyrë parandaluese me patrullime të vazhdueshme në parkun e Kapishtecit, pranë një objekti në bulevardin “Partizanski Odredi” dhe te lojishtja “Drven Grad” ku mblidhen shpesh të miturit. Policia paralajmëroi se këto kontrolle të rrepta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


