Presidenti i Recep Tayyip Erdogan, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedonia e Veriut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së një xhamie në Shkup. Sipas informacioneve paraprake, ceremonia do të organizohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë shtetërorë, fetarë dhe diplomatikë nga të dy vendet.
Vizita e Erdoganit pritet të theksojë marrëdhëniet e mira mes Shkupit dhe Ankarasë, si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë kulturën, arsimin dhe investimet. Autoritetet vendore pritet të ndërmarrin masa të shtuara sigurie gjatë qëndrimit të presidentit turk në vend. Sipas një njoftimi nga Muhammed Uzun nga gazeta “Sabah”, xhamia është planifikuar të hapet për adhurim në muajt e ardhshëm me pjesëmarrjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Hapja pritet të forcojë më tej lidhjet kulturore dhe shpirtërore midis Turqisë dhe Ballkanit.


