Connect with us

Kronikë e zezë

Nëna e të dyshuarit për vrasje: Djali im është i pafajshëm, fshatarët na kanë zili sepse kemi 250 dele

Published

on

Nëna e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Çellopek dhe Dragomancë, në një deklaratë për Radio Bum, ka pohuar se djali i saj nuk është fajtor për veprat që i vihen në barrë.

Ajo ka theksuar se djali i saj kishte probleme psikike, komunikonte me vështirësi dhe se e kishte dërguar te mjeku. Ajo thotë se ai ruante dele, ishte i qetë dhe i tërhequr, por se banorët e fshatit ishin xhelozë sepse familja kishte 250 dele. Sipas saj, fshatarët shpesh e kishin denoncuar në polici për vjedhje të supozuara.

Advertisement

“Nën presion do të thotë se ka bërë diçka për të cilën nuk është fajtor”, pretendon nëna, duke shprehur frikën se hetimi mund të çojë në një rrëfim të detyruar.

Nga ana tjetër, një pjesë e banorëve të Dragomancës dhe Çellopekut, sipas të njëjtit medium, mendojnë se i dyshuari nuk ka mundur t’i planifikojë dhe kryejë i vetëm vrasjet. Kryetari i bashkësisë lokale në Çellopek, Stojan Stankovski ka deklaruar se banorët janë “të mbyllur në shtëpi” dhe se mbizotëron frika për sigurinë.

Advertisement

Fqinji i familjes, Trajçe Spiridonovski, pretendon se prej vitesh ka pasur probleme me ta dhe se i dyshuari e ka sulmuar edhe atë.

Hetimet për vrasjen e dyfishtë janë në vazhdim. Institucionet kompetente për momentin nuk japin detaje për bashkëpunëtorë të mundshëm, as për gjendjen psikike të të dyshuarit.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement