Connect with us

BOTA

Mickoski solidarizohet me EBA pas goditjeve nga Irani

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot ka shprehur solidaritet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) pas sulmeve nga ana e Iranit ndaj caqeve civile.

Mickoski tha se ka patur një bisedë teletonike me Kryetarin e EBA Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan pas luftimeve që po vazhdojnë në Lindjen e Mesme, pas sulmit fillestar nga ana e SHBA dhe Israelit ndaj Iranit, shkruan Zhurnal.mk.

Advertisement

“Shpreha solidaritet të sinqertë me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave të sulmeve,” tha Mickoski përmes nje komunikate në Facebook.

“Sulmet ndaj shteteve sovrane dhe kërcënimet ndaj civilëve përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global. Maqedonia, si anëtare e NATO-s dhe partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara, mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial. Në kohë pasigurie në rritje, përgjegjësia, koordinimi me aleatët dhe një vendosmëri e qartë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm janë të nevojshme,” shkroi ai.

Advertisement

Në bisedë Mickoski dhe Mohammed bin Zayed Al Nahyan poashtu biseduan edhe për sigurinë e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në EBA.

“Në bisedë, theksova gjithashtu nevojën për kujdes dhe koordinim të shtuar për sigurinë e qytetarëve maqedonas në rajon. Informova se institucionet shtetërore janë mobilizuar plotësisht dhe po e monitorojnë nga afër situatën, me gatishmëri për ndihmë, mbështetje dhe ndihmë të mundshme në kohë nëse është e nevojshme,” tha kryeminstri i vendit.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement