Connect with us

Politics

Sulmi ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës, Berisha: Menduam se ishte Rama brenda, s’e dinim që kishte artistë

Published

on

Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me sulmin me molotovë drejt vilës së Enver Hoxhës gjatë protestës së të shtunës së opozitës, ku rezultoi se brenda saj ndodheshin edhe artistë të huaj.

Sipas Berishës, njerëz të infiltruar të policisë iu kanë thënë protestuesve se aty ndodhej kryeministri Edi Rama, duke i mashtruar.

Advertisement

“Kanë fut njerëz të policisë kriminale që t’u thonë protestuesve se banon Rama. Fillimi i sulmit ka ardhur me besimin se aty është Rama.”, tha Berisha.

“Prania e atyre dy të huajve është keqardhje e madhe për mua, se nuk dua të krijoj shqetësime. Unë e mora vesh se është qendër kulturore pasi ndodhi ngjarja. Se çfarë qendre kulturore mund të jetë shtëpia e diktatorit e Edi Rama. Duhet qendër e antikulturës”, tha Berisha.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement