Kronikë e zezë
Kush është personi i arrestuar nga Banjica e Poshtme
Më datë 28.02.2026, në orën 21:25 në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar kanë privuar nga liria personin me iniciale J.Z. (27 vjeç) nga fshati Banjicë e Poshtme, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 26-vjeçare, me të cilën ndodhen në proces divorci, se ai i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe më pas e kishte thirrur para ndërtesës së saj, ku kishte filluar të sillet në mënyrë agresive dhe kishte tentuar ta sulmonte fizikisht, por ishte parandaluar nga persona të tjerë.