Connect with us

BOTA

Kush po bën thirrje në Telegram për sulm ndaj bazës Bondsteel në Kosovë?

Published

on

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme po rriten pas operacioneve ushtarake izraelite kundër objektivave iraniane, rrethe ekstremiste dhe pro-ruse në Ballkan po përpiqen ta instrumentalizojnë këtë konflikt për të nxitur destabilizim edhe në Kosovë.

Në disa kanale të njohura në platformën Telegram, përfshirë “BUNT je stanje duha”, i cili numëron mbi 80 mijë ndjekës, si dhe kanalin “СРПСКИ ГЛАСНИК”, janë publikuar mesazhe që synojnë drejtpërdrejt praninë ushtarake amerikane në Kosovë, konkretisht bazën Bondsteel, e vendosur në afërsi të Gjilan.

Advertisement

Në një nga postimet më shqetësuese, administratorët e kanalit kanë publikuar edhe koordinatat e sakta gjeografike të bazës ushtarake amerikane: 42.3644909, 21.2494918.

Postimi shoqërohet me komentin: “Nëse e ndjek Ajtollahu nga Qipro, kjo është kërcënimi më i madh për Iranin për momentin”, një mesazh që sugjeron drejtpërdrejt lidhje mes zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe pranisë amerikane në Kosovë.

Përveç koordinatave, në këto kanale janë shpërndarë edhe harta të detajuara të Camp Bondsteel, të shoqëruara me komente cinike dhe mesazhe ironike “falënderimi” për amerikanët, duke e thelluar më tej natyrën provokuese dhe kërcënuese të përmbajtjes së publikuar.

Advertisement

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se publikimi i të dhënave të tilla dhe thirrjet e hapura për dhunë përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë, jo vetëm të personelit amerikan, por edhe për stabilitetin e përgjithshëm në Kosovë dhe rajon.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement