Connect with us

FAMILJE

Tragjedi në Shkup: Nëna me vajzën 10-vjeçare bien nga ballkoni, ndërrojnë jetë në vendngjarje

Published

on

Një pasdite e zakonshme në lagjen Karposh është shndërruar në një skenë tmerri që ka lënë pa fjalë mbarë opinionin publik. Një grua rreth moshës 45-vjeçare dhe vajza e saj e vogël, vetëm 10 vjeç, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike pasi kanë rënë nga ballkoni i katit të gjashtë të një ndërtese në kompleksin “Alumina”, përcjell INA.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

Advertisement

Sipas dëshmive të para, rënia nga lartësia e madhe ka qenë fatale. Megjithëse ekipi i Ndihmës së Shpejtë mbërriti me shpejtësi rekord në vendngjarje, mjekët nuk mundën të bënin asgjë tjetër përveçse të konstatonin vdekjen e të dyja personave.

Autoritetet njoftuan po punojnë me intensitet për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një aksident tragjik apo rrethana të tjera që çuan në këtë fund fatal.

Advertisement

Kjo tragjedi ka tronditur thellë banorët e Shkupit, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar mbi identitetin e viktimave sapo të përfundojnë procedurat ligjore. (INA)

Advertisement
Continue Reading
Advertisement