LAJME

Grubi: Kam qenë i bindur se ora policore është e panevojshme

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, në një intervistë për TV21 foli për gjendjen aktuale vend me virusin Covid-19 dhe orën policore, e cila me vendim të qeverisë u shkurtua.

Sipas Grubit ora policore është e panevojshme shkaku se rrit dendësinë në një kohë të shkurtër.

“Gjithmonë kam ndarë bindjen se ora poicore është e panevojshme, sepse ora policore kufizon kohën dhe rrit dendësinë e njerëzëve për në një kohëzgjatje më të shkurtër për të kryer nevojat e tyre”, u shpreh Grubi

Ndryshe, dje qeveria vendosi që ora policore prej të hënës deri të premten të fillojë nga ora 19:00 deri në 05:00, të shtunën të nis nga ora 15:00 dhe të përfundojë të hënën në ora 05:00.

LEAVE A RESPONSE