LAJME

Këshilltari i kryeministrit Kurtit i përfshirë në heqjen e rrethojave të qeverisë

Sot janë larguar rrethojat e hekurit te Qeveria e Kosovës. Ndonëse askush nuk dinte se pse dhe kush i ka larguar ato, në një fotografi në rrjetin social në Facebook, këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Erzen Vraniqi bashkë me disa vajza të tjera kanë shkruar rreth këtyre rrethojave.

Sipas këtij shkrimi, duket se Qeveria e ka marr këtë vendim për largimin e rrethojave, ndërsa në shkrim thuhet:

“Nuk ka barriera në mes popullit dhe qeverisë. Jemi një!”.

Kujtojmë, se dje pas takimit të presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike parlamentare, ku u vendos se nuk do të shkohet në zgjedhje të reja, pasi që, shumica e partive ishin për formimin e një qeverie të re,  në rrjetin social Facebook, u thirr një protestë nga simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Protesta është thirrur më 4 maj pikërisht në ditën kur do të përfundojnë masat kundër COVID-19 të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë./ Insajderi.com

LEAVE A RESPONSE