LAJME

Muaji i Ramazanit/ Xhamitë e mbyllura për shkak të pandemisë, xhamia në Studeniçan njofton për ligjerata online

Dita e nesërme për të gjithë komunitetin mysliman në gjithë botën është një ditë e rëndësishme, kjo për arsye se prej nesër fillon muaji i agjërimit, që është i obligueshëm për komunitetin mysliman.

Por përpos agjërimit falja e namazit është në shtyllë shumë e rëndësishme e këtij muaji,  e specialja e këtij muaji është se pas namazit të ikindisë, në pothuajse çdo xhami ka ligjeratë fetare.

Por duke patur parasysh faktin që jemi në kohë pandemije dhe xhamitë si dhe të gjitha objektet fetare në gjithë botën janë të mbyllura, njëra nga xhamitë e fshatit Studeniçan-Shkup Xhamia e “Ataulla Hoxhës”, është përkujdesur që ligjeratat t’i mbajë në mënyrë direkte në rrjetin social facebook.

Për këtë ka njoftuar imami i kësaj xhamie, Mutalib ef Ademi.

Nëpërmes një statusi, imami i Xhamisë përpos se ka treguar se do të ketë ligjerata online, ka treguar se përgjegjësit e xhamisë do të jenë për çdo ditë në xhami për tu ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Mes tjerash imami u ka apeluar të gjitë njerëzve që të gjitha pyetjet dhe paqartësitë t’i parashtrojnë në faqen e xhamisë në facebook.

 

LEAVE A RESPONSE