Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të udhëhequra nga kjo parti.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë përballja me pasojat e pandemisë, rimëkëmbja ekonomike në vend dhe fuqizimi i partneritetit të dëmtuar me aleatët e Kosovës.
“Aleanca konsideron se prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë përballja me pasojat e pandemisë, rimëkëmbja ekonomike në vend dhe fuqizimi i partneritetit të dëmtuar me aleatët strategjikë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.