LAJME

Konjufca kritikon ashpër Serbinë në OKB, i përmend Ukshin Hotin, Nezir Mehmetajn

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka përfaqësuar (online) Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai ka sugjeruar Serbinë që ta ndalojë politikën e urrejtjes ndaj Republikës së Kosovës.

Konjufca ka përmendur rastin e zhdukjeve, konkretisht Ukshin Hotin, arrestimin e Nezir Mehmetajt, etj…, transmeton Indeksonline

“Ukshin Hoti i kishte kaluar 5 vite. Rojet e kanë nxjerrë nga qelia dhe kurrë nuk është parë. Ku është Ukshin Hoti?.  Ku janë gjithë këta persona. Edhe një tragjedi tjetër që ndikon në jetën e qytetarëve është dhuna seksuale. Kjo është një çështje tjetër. Shumë burrë dhe gra nuk dëshirojnë të identifikohen për shkak të frikës dhe tmerrit që kishin përjetuar. Por ka gra që janë paraqitur.

“Arrestimi i Nezir Mehmetaj është një shqetësim tjetër. Me 3 janar ai u arrestua.  Ai ka jetuar për 30 vite në Zvicër. Përshkak të diabetit, shëndeti i tij është ndikuar gjatë mbajtjes. Apelojë që të intervenoni dhe të kërkoni lirimin e z.Mehmtaj nga burgu.

Marrëdhëniet mund të përmirësohen me Serbinë vetëm përmes dialogut të sinqertë. Ne e kemi hequr tarifën që ishte vendosur nga qeveria e mëhershme”, ka thënë ai.

LEAVE A RESPONSE