LAJME

Operacioni në zemër nuk shkoi mirë, Kim Jong-u raportohet i vdekur

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un thuhet se ka vdekur, ose është në shtratin e vdekjes pa asnjë shpresë për rikuperim.

Lajmin e bujshëm e japin mediat kineze dhe japoneze.

Sipas tyre, qeveria e Kinës u ka dërguar një ekip mjekësor fqinjëve të tyre komunistë këtë javë për të kontrolluar dhe këshilluar “liderin suprem”, por vetë një drejtor i kanalit të lajmeve të mbështetur nga Hong Kongu publikoi lajmin se ‘ai ka vdekur’.

Gruaja, e cila mendohet të jetë vajza e një ministri kinez, e vendosi raportin në një aplikacion të mediave sociale të quajtur Weibo për gati 15 milion ndjekës të saj për ta lexuar, duke përmendur një “burim shumë të fortë” në lidhje me pretendimin që Kim Jong-un në fakt u zhduk.

Një revistë japoneze raporton se ai është në një “gjendje vegjetative” pasi një operacion në zemër shkoi keq.

Sipas këtyre burimeve, lideri i Koresë së Veriut përsoi një atak kardiak teksa vizitonte disa fshatra gjatë muajit prill. Ai iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale, e cila mesa duket ka shkuar jo sipas parashikimeve.

Koreja e Veriut është një nga vendet më të izoluara në botë ku shëndeti i udhëheqësve të saj trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportuan për herë të fundit për vendndodhjen e Kim kur ai kryesoi një takim më 11 prill, por nuk u pa në ditëlindjen e gjyshit të tij, Kim Il Sung, më 15 Prill, një ditë e rëndësishme në Korenë e Veriut.

Kujtojmë se edhe i ati i Kim Jongut ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. /SYRI.net

LEAVE A RESPONSE