LAJME

LDK s’e ka dërguar emrin në Presidencë, ende s’ka dekret për Kryeministrin e ri

Shefi i Shtetit ende s’e ka nënshkruar dekretin me të cilin do ta nominonte Avdullah Hotin për Shef të Qeverisë së re. Krejt kjo për shkak se LDK ende s’e ka dërguar emrin pavarësisht se kërkesa ka shkuar në Zyrën e Isa Mustafës.

Të enjten e kaluar, Hashim Thaçi si Shef i Shtetit, e ka nisur një letër në drejtim të Isa Mustafës ku i kërkon emrin e kandidatit për Kryeministër. Letra s’është bërë publike ende ndërsa Zyra e Presidentit vetëm ka konfirmuar kërkesën e Thaçit në drejtim të Kryetarit të LDK’së.

Ndërkohë, LDK ende s’e ka dërguar emrin në Presidencë për të marrë pastaj dekretin e Presidentit për nomimin e Avdullah Hotit për Shef të Qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon ta shohë letrën për të bërë gati kërkesën për mbrojtje të kushtetutshmërisë pasi Presidenti të vendos që t’ia japë mandatin partisë së dytë.

LEAVE A RESPONSE