Bota LAJME

30 mjekët nga Shqipëria që shkuan në Itali për të ndihmuar janë gjobitur me 500 euro, ja pse

30 mjekët dhe infemierët shqiptarë që shkuan në Itali për të ndihmuar në përballimin e pandemisë së COVID-19, janë gjobitur me 500 Euro.

Sipas mediave italiane, stafi shqiptar po festonte me alkool dhe muzikë të lartë në dhomën e hotelit ku po qëndronin, për përfundimin e misionit të tyre.

Pronari i hotelit ku qëndronin mjekët dhe infermierët shqiptarë, pasi dëgjoi zhurmat, lajmëroi policinë. Autoritetet italiane i gjobitën me 500 Euro gjobë, pasi në kuadër të masave në kohë pandemie, Italia ka vendosur ndalimin e të gjitha festave dhe grumbullimeve.

Mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e të mërkurës, mjekët dhe infermierët shqiptarë ishin mbledhur në një prej dhomave të hotelit ku po qëndronin, për të festuar kthimin e tyre në Shqipëri pas përfundimit të misionit në ndihmë të kolegëve italianë.

Gjoba e policisë ndaj stafit shqiptar nuk u prit mirë nga ana e partisë Fratelli d’Italia, duke paralajmëruar se do ta ngrejë deri në Parlamentin italian këtë episod.

“Ky staf erdhi në Itali me kërkesën e Kryeministrit të tyre për të na ofruar ndihmë në një nga momentet më të errëta për spitalet tona. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me një vërejtje dhe gjoba 500 Euro për 9 prej tyre. Duam të kuptojmë çfarë ndodhi mbrëmë në hotel. Do të kërkojmë që kjo çështje të diskutohet në Parlamnet”, tha Gianpaolo Natali, këshilltar politik i partisë Fratelli d’Italia.

Stafi shqiptar prej 30 mjekësh dhe infermierësh qëndroi 1 muaj në Brescia të Italisë për të ndihmuar kolegët e tyre italianë në përballimin e pandemisë së COVID-19.

LEAVE A RESPONSE