Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shpresë të madhe në reagim të shpejt të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së tyre.
Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje është pranë fitores në Gjykatën Kushtetuese.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë ka thënë në Rtv Dukagjini se janë marrë si precedent shumë vende në rajon si Sllovenia apo Kroacia, e që sipas saj tregojnë se Presidenti Thaçi ka shkelur kushtetutën që ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër.
“Ajo që ka ndodh sot e shkatërron demokracinë dhe vullnetin e popullit. Ç ‘kuptim ka dalja në zgjedhje dhe ç ‘kuptim ka të dalësh parti e parë nëse bëhen pazare të tilla në Kuvend”.
Haxhiu është shprehur e bindur se Gjykata Kushtetuese do të marrë një masë të përkohshme për ta ndalë efektin e këtij dekreti e që sipas saj më pas do të procedohet sipas kërkesës së Vetëvendosjes, përcjell Telegrafi.
“Masa e përkohshme nuk varet nga ditët e festive. Jam e bindur se Gjykata do të marrë shumë shpejt masë të përkohshme pasi nuk mundet ndryshe”, tha ndër të tjera Albulena Haxhiu.