Babai i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Vlera Gjakova ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi Covid-19.
Babai i Gjakovës, ishte në moshë 62 vjeçare, ndërsa prej disa ditësh po trajtohej në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, përcjell in7.
Gjendja e tij shëndetësore ka qënë e vështirësuar prej disa ditësh dhe nuk ka mundur ti bëjë ballë sëmundjes.
Vlera Gjakova jeton në Shkup. Me prejardhje është nga Kosova, ku edhe garoi për deputete në zgjedhjet e 6 Tetorit te vitit të kaluar. Ajo ishte e angazhuar edhe në fushatën presidenciale në Maqedoninë e Veriut si pjesë e ekipit te kandidatit, Blerim Reka, i cili sot ushtron detyrën e Ministrit për Integrime në Qeverinë Kurti./in7.tv/
