Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Baballoq të Deçanit, ku ka vdekur një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, raporton IndeksOnline .
Siç shihet në aksident një veturë ka përfunduar jashtë rrugës duke u rrokullisur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rjaonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit ka vdekur një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Ai ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Gjakovës.



