LAJME

Pacolli: Sveçla më ka kërcënoi me arrestim, kjo është sfida më e madhe për Kuvendin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re njëherësh, deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka akuzuar ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se e ka kërcënuar me arrestim.

Lideri i AKR-së, përmes një postimi në Twitteer, ka thënë se kjo është sfida më e madhe në Parlamentin e Kosovës që nga viti 1989.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm më ka kërcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe në Parlamentin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria i përgjigjet Kuvendit, e jo deputetët Qeverisë. Demokracia duhet të mbizotërojë”, ka shkruar Pcolli.

Kthimi i Behgjet Pacollit nga Zvicra gjatë kësaj jave është përcjell me debate e përplasje ndërmjet udhëheqësve institucionale dhe më dilema nësë duhej t’i lejohej kthimi dhe se a duhej t’i nënshterohej karantinimit si masë preventive ndaj coronavirusit.

Fillimisht ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka akuzuar presidentin Thaçi se të mërkurën kishte shkuar pa respektuar protokollin e shtetit dhe duke ngritur dyshimet se Presidenti do ta ketë futur Pacollin në Kosovë në mënyrë ilegale, nga Shqipëria ku kishte ateruar me aeroplanin e tij.

Ndërsa, Pacolli me të mbërrirë në Aeroportin e Prishtinës, ka deklaruar se për herë të parë nuk kishte guxuar të ateronte në aeroportin e shtetit të tij, nga frika se do t’i organizohej një sulm terrorist, nga shteti i tij. Kjo deklaratë e Pacollit ka nxitur reagime të shumta.

Ndërkohë ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se deputeti Behgjet Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.

Ai nw njw intervistw televizive nuk e ka përjashtuar ndonjë masë edhe tash, nëse Pacolli thyen vetizolimin në shtëpinë e tij, duke shtuar se  Pacolli do të ndalohej nëse të shtunën do të t’ia mësynte Kuvendit, ku pritej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE