LAJME

Kurti: Kërkohet copëtim i territorit, nevojiten zgjedhje të reja

Qeveria “Kurti” nuk u rrëzua për shkaqe që kanë të bëjnë menaxhimin e pandemisë, korrupsionin apo sundimin e ligjit, por pasi u kërkua një marrëveshje e shpejtë për copëtim të territorit. Kështu u shpreh kryeministri në detyre Albin Kurti, në një video mesazh të publikuar në Facebook.

Ndër të tjera, lideri i Vetëvendosjes tha se zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për të dalë nga kriza.

“Presidenti, opozita dhe partneri ynë i koalicionit u bënë bashkë që krizës shëndetësore, t’ia shtojnë edhe një krizë politike, e cila ishte e panevojshme dhe e ka vështirësuar betejën e qeverisë ndaj virusit. Arsyet e rrëzimit nuk kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe as mbrojtjen e demokracisë. Qeveria u rrëzua sepse duan marrëveshje të shpejtë për gjendje të jashtëzakonshme e copëtim të territoreve të cilave nuk mund t’i bënin me mua si kryeministër”, është shprehur Kurti ndër të tjera.

LEAVE A RESPONSE