Burime të afërta të portalit “Kosovoinsights” në Ministri të Shëndetësisë konfirmojnë se Ministri në detyrë Arben Vitia nuk do të dorëhiqet nga posti i ministrit.
Dorëheqja i’u kërkua nga liderët e partive opozitare të cilat janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit që ta formojnë qeverinë.
Dorëheqjen prej postit të ministrit të shëndetësisë nuk pritet që ta jap ministri në fjalë për shkak të lavdatave për punën e tij që ka bërë në parandalimin e COVID-19, si dhe për nevojën që situata edhe më tej të administrohet nga një njohës i fushës së mjekësisë dhe aftësisë menaxheriale.
Arben Vitia ish drejtor i Drejtorisë së shëndetësisë në Komunën e Prishtinës pati arritur që t’i rifunksionalizoj dhe t’i renovoj qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet.
Vitia sot gjatë një konference për media kishte bërë të ditur se ndjehet i pikëlluar me vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, ai i kishte bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të mirren me rastin dhe ta konsiderojnë si rast me prioritet duke ju kërkuar zbardhjen e shpejt të rastit dhe angazhim më të madh.
Arben Vitia sot është sulmuar nga të gjitha parititë politike opozitare të cilat kishin kërkuar me ngulm dorëheqjen e tij pas rastit të ndodhur dje tek konviktet apo vendin që tashmë po përdoret si karantinë për qytetarët që vijnë nga jashtë vendit, masë kjo për parandalimin dhe shpërndarjen e Covid-19 e ndërmarrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.
Sipas burimeve të Kosovo Insights, Arben Vitia nuk do të jap dorëheqje sepse ai është i domosdoshëm në përgjegjësitë e tij si ministër, sidomos në parandalimin dhe luftimin e Covid-19.
Ju kujtojmë se përgjegjës për karantinën tek konviktet është caktuar që nga fillimi i karantinimit zëvendës Ministri i Shëndetësisë që vjen nga rradhët e LDK-së, Izet Sadiku.

