LAJME

Thaçi: ” Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës ” (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Komisioni i Venedikut ka shprehur besim dhe mbështetje për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për dallim prej Qeverisë së Kosovës.

“Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tone”, ka thënë Thaçi përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre. Respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë!”.

LEAVE A RESPONSE