Shkëlzen Gashi thotë se Glauk Konjufca iu bashkua kundërshtarëve të Kurtit me deklaratat që ia bëri atij.“Kjo fushatë e egër nga kundërshtarët e Kurtit, u bë kundër kryeministrit Kurtit, por për habinë time, kësaj fushate iu bashkua edhe ministri i jashtëm Glauk Konjufca. Ai iu shërbeu kundërshtarëve të Kurtit. Zelli i tij, për tu deklaruar pa e parë intervistën por vetëm me deklarata populliste, ai iu bashkua kundërshtarëve të Kurtit dhe militantëve të partive që e kanë sunduar Kosovës në këto dy dekada. Për habinë time, bëri këtë deklaratë kundër këshilltarit të Kryeministrit Kurti, kundër dikujt që ia njeh qëndrimet qe disa dekada”, ka thënë ai.


