Nga Arben Lalla
Një fjalë e urtë popullore thotë: Kur pi ujë as gjarpri nuk të ngacmon. E solla këtë analogji për një arsye të thjeshtë. Pse në këtë muaj të madh e të Shenjtë të Ramazanit, një muaj mëshire, një muaj falje, një muaj në një kohe koronavirusi, ku njerëzit janë shtuar në agjerim, kudo dëgjojmë se njerëz të rinj agjerojnë ka një sulm të kordinuar ndaj humanistit Elvis Naçit?
Çfarë bëri Elvisi këtë javë ose këto javët e fundit që i nervozoi aq shumë këta gazetarët? Mori dy të moshuar të harruar, të vetmuar mes malesh, që i kanë ndërruar jetë të dy djemtë, i ofrojë ngrohtësi. Lajmi për jetën e vështirë të dy të moshuarve ishte dhënë nëpër të gjitha portalet, por askush nuk i mori t’i sistemonte këta dy të moshuar. Më tej, Marigleni një jetim pa nënë e pa baba, kishte një javë e më shumë që dilte në media, e asnjë nuk bëri asgjë, nuk ndërmori një veprim human.
Në kohën e koronavirusit Elvis Naçi dërgojë ndihma humanitare edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku u shpërndanë ushqime në qytete të ndryshme.