Një anëtar i qeverisë lokale të Vjenës për dixhitalizimin, Peter Hanke vendosi një qëllim: “Vjena duhet të bëhet qyteti i parë në Evropë i mbuluar plotësisht nga rrjeti 5G”.
Me një program financimi 20 milion euro, qyteti i Vjenës tani siguron që janë bërë investimet e nevojshme për të zgjeruar shpejt rrjetin.
“Për Vjenën si qyteti më i mirë për të jetuar, nevojitet teknologji e mirë e komunikimit. Me zgjerimin e brezit të gjerë fibër-optikë, komunikimi celular është një nga karakteristikat thelbësore që e bëjnë atë një vend të jashtëzakonshëm për të jetuar dhe një vendndodhje moderne të biznesit me teknologjinë më të fundit. 5G është gjenerata e fundit e rrjetit celular dhe interneti celular po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, sidomos tani që ne po e shohim atë tani në një krizë. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim zgjerimin e shpejtë të rrjetit 5G në Vjenë me 20 milion euro”, tha Peter Hanke, një anëtar i qeverisë së qytetit për financa dhe dixhitalizim.
