LAJME

Video / Kryeministri ndryshe i Kosovës – krejt bota kërkonte më shumë teste, ai mendonte se testet nuk janë zgjidhje

Drejtori Gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pati një këshillë për shtetet: ‘teste, teste, teste”. Vetëm duke testuar sa më shumë, thoshte ai, virusi izolohej. Të këtij mendimi ishin edhe shumica e liderëve në botë. Por, në Kosovë Kryeministri mendonte ndryshe, se testet nuk janë zgjidhje, shkruan Reporteri.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ai i Francës, Emanuel Macron, Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë të gjithë këta kishin folur për rëndësinë e testimeve sa më të mëdha për coronavirus.

“Teste, teste, teste”, thoshte më 16 Mars, Drejtori Gjeneral i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan Reporteri.

Por, në Kosovë, Kryeministri, Albin Kurti kishte tjetër bindje, në kundërshtim thuajse me krejt botës. Ai mendonte se testet e shumta nuk janë zgjidhje.

“Unë nuk jam i sigurtë që testet janë zgjidhja t’u them të drejtën. Vetëm parandalimi është zgjidhje”, ka thënë Albin Kurti në një intervistë për RTK më 23 Prill.

LEAVE A RESPONSE