Ish deputeti Frashër Krasniqi, ka konfirmuar vet në Facebook se është sulmuar nga ish kandidati për deputet nga VV-ja, Albin Gashi, i cili është edhe djali i avokatit Tomë Gashi.
“U sulmova fizikisht nga Albin Gashi, kandidat i VV-së për deputet, dhe djali i avokatit Tomë Gashi, dhe nuk ia ktheva. Sepse sulmin që e pata bërë në afekt në debat televiziv, u pata zotuar që nuk do ta përsëris asnjëherë”, thotë Frashër Krasniqi, pasi paraprakisht e shpreh pendimin për përplasjen me Milaim Zekën para disa vitesh.
Krasniqi thotë se rastin e ka paraqitur në organet e rendit.