LAJME

Paralajmërohet kthimi i shpejtë në normalitet në Prishtinë

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, thotë se Prishtina e ka përballuar mjaft mirë situatën e krijuar dhe se shumë shpejt kryeqyteti mund t’i kthehet normalitetit.

Ndonëse, sipas tij, janë rritur rastet që kanë nevojë për asistencë sociale.

I pari i Prishtinës tha se e rëndësishme është që fokusi kryesor të kthehet nga ekonomia dhe rimëkëmbja.

Në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal, Ahmeti bëri të ditur se të gjitha pakot në kuadër të asaj për emergjencë “Prishtina 1” janë shpërndarë.

Ndërkohë, shtoi se, Komuna vazhdon të ketë 2000 pako të tjera rezervë me produkte esenciale në rast nevoje.

LEAVE A RESPONSE