Qalaj: Sfidë e kemi furnizimin e policëve me ushqim, kemi kërkuar kompenzim të shujtave nga Qeveria – VIDEO
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se sfidë e madhe në këtë kohë pandemie ka qenë shpërndarja e ushqimit tek policët në detyrë në gjithë vendin, transmeton Periskopi.
Qalaj ka thënë se policët janë detyruar të marrin ushqimin vet apo të gjejnë ndonjë alternativë tjetër.
‘’Sfidë ka qenë cështja e ushqimit. Ne e kemi nje kompani te kontraktuar qe na furnizon me ushqim, Teknikisht ka qenë e pamundur të shpërnahet ushqimi në gjitha fshatrat dhe komunat. Ka pengu edhe mundësia e ndonjë helmimi eventual. Prandaj kemi vendosur që policët të marrin ushqimin nga shtëpia apo të gjejnë ndonjë alternativë’’, ka thënë ai sonte në Debat Plus.Tutje ai ka treguar se nuk lejohet nga policët të pranojnë ushqim nga qytetarët vullnetmirë.
‘’Për shkak të sigurisë, e di që nuk kanë mundur të kenë qëllim të keq. Mund të keqkuptohet. Dhurimi e pastaj shfytëzimi i tij për reklama të ndryshme, kjo nuk i shërben as policëve’’.
‘’Kemi bërë kërkesë për shujtë ditore kompenzim që i bie 100 euro në muaj. Ministria e Financave po e rishikojnë kërkesën dhe shpresojmë që do të marrin ndonjë vendim në të mirë të policëve’’/PERISKOPI/

