LAJME

Ambasada e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët në Zvicër

Ambasada e Kosovës në Bern ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.

Ky është njoftimi i bërë në FB:

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë,në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.

LEAVE A RESPONSE