LAJME

Çun Lajçi: U pafshim në zgjedhje Albin, t’kam dashtë jo ma pak se Ibrahimin e Ramushin

Çun Lajçi i është drejtuar me një letër publike Albin Kurtit.

Çun Lajçi edhe kësaj radhe përmes një postimi ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Ai përmes një postimi të gjatë, ka përmendur faktin se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e ka dashur dhe ka pritur që përmes tij të vijë ndryshimi.

Po ashtu, Lajçi thotë se Kurtin e përkrahu me shkrimet e tij dhe thekson faktin që priti se me ardhjen e tij në pushtet, djali i tij pas 36 vitesh të hyjë në punë, së paku si roje pylli apo pastrues rrugësh.

Çun Lajçi porosit kryeministrin se jo çdoherë duhet me mendu të gjithë si ai, ngase shefat janë në qeveri me dëgju edhe mendimin e atyre që i kanë votuar.

LEAVE A RESPONSE