Australia është zyrtarisht shteti i parë në botë që do të lejojë rihapjen totale të vendit nga kjo javë, duke nisur nga baret dhe restorantet, parqet apo pishinat.
Autoritetet e quajnë një “test gjeneral”, pasi shifrat zyrtare flasin për një frenim të përhapjes së Covid-19 në vend.
Në Australi janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht lehtësimit të masave. Vetëm të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.

