Kryeministri në detyrë dhe zyrtarët tjerë qeveritarë të testuar kanë rezultuar negativ.
“Para pak minutash u është kumtuar Kurtit dhe të tjerëve se kanë dalë negativ nga testimi pas kontaktit me një të dyshuar si i prekur me koronavirus”, tha ky burim.
Gazeta Blic e ka provuar zëdhënësin e Qeverisë, për të konfirmuar këtë informacion, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Ndërkohë, siç merr vesh Gazeta Blic sipas këtyre burimeve, ai nesër pritet të kthehet në punë.
Kryeministri në detyrë dhe zyrtarët tjerë qeveritarë të testuar kanë rezultuar negativ