LAJME

Bujar Osmani: Inkurajoj besimtarët të mos shkojnë në xhami sepse nuk jemi të sigurtë

Një ditë para rihapjes së xhamive për besimtarët muslimanë, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane. Bujar Osmani ka folur rreth kësaj mundësie, duke bërë të ditur se i inkurajon besimtarët që të mos shkojnë në xhami. Kjo sipas tij, sepse ende nuk jemi të sigurtë se a e kemi tejkaluar vështirësinë.

“Nuk kemi mënyrë për ti mbyllur xhamitë. Nuk ekziston mundësi ligjore dhe kushtetuese që qeveria të mbyllë objekte. Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim, për marrëveshje mes institucioneve. Unë do ti inkurajoj njerëzit që të mos shkojnë sepse derisa nuk jemi të sigurtë se situata është përmirësuar aq shumë për të hyrë në fazën e dytë”, u shpreh Bujar Osmani, përcjell in7.

Vendimi për hapjen e objekteve fetare sipas Osmanit është dashur të bëhet në mënyrë të koordinuar e jo në mënyrë të njëanshme. Osmani bëri thirrje që të palët të mos veprojnë si rivalë mes veti sepse sipas tij, në fund do të humbin të gjithë./in7.tv/

LEAVE A RESPONSE